Prefekti i Qarkut Korçë ka organizuar një diskutim shkencor për “Problemet e Ujitjes dhe Kullimit në Fushën e Maliqit”. Akademikë dhe specialistë të fushës kanë dhënë mendimet e tyre lidhur me një zgjidhje përfundimtare, në mënyrë që fusha e Maliqit të mos ketë më përmbytje.