U zhvillua takimi i radhes i Komitetit Rajonal te Zhvillimit te Turizmit ne fshatin Rehove, Bashkia Kolonje, si nje nga fshatrat e perzgjedhur te projektit “100 fshatrat turistike”. Ne takim u be nje paraqitje e ecurise te Sezonit Turistik Veror ne Qarkun e Korces si dhe pati diskutime e propozime nga te pranishmit. U diskutua mbi resurset e shumta natyrore e kulturore te Kolonjes, problematikat e dala ne drejtim te turizmit si dhe u lane detyra konkrete per te gjitha institucionet pjesemarrese.