Nertil Jole – Prefekt i Qarkut të Korçës.

Nertil Jole ka lindur në Korçë, në 8 prill 1985.

Z. Jole ka filluar studimet e larta në vitin 2005, në degën “Teknologji Arkitektonike dhe Projektim” dhe në vitin 2009 është diplomuar me Master Profesional, nga Universiteti Perëndimor i Anglisë, Bristol. Gjatë periudhës 2015-2017, ai ka ndjekur Studimet Master, pranë Univeristetit të Neë York-ut, në Tiranë, ku dhe është diplomuar me Master Shkencor për Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Pas përfundimit të studimeve, z.Jole, ka vijuar me disa eksperinca pune, si arkitekt në kompani të ndryshme që operojnë në këtë fushë. Gjithashtu, z. Jole eshtë angazhuar edhe në Sektorin Publik, në Bashkinë Tiranë, si arkitekt gjatë periudhës, Shkurt 2011- Maj 2012.

Karriera e tij përfshin disa funksione në administratë, si:

Drejtor në Drejtorinë e Zhvillimit të Territorit, në Ministrinë e Zhvillimit Urban, 2013-2017.

Koordinator në Departamentin Rregullator dhe Përputhshmërisë, në Kryeministri, 2017-2018.

Drejtori i Drejtorisë së Politikave dhe Prioriteteve për Zhvillim, në Kryeministri, 2018- Prill, 2022.

Prej datës 20.04.2022, mban postin e Prefektit të Qarkut Korçë.