Aktivitete

Zhvillohet mbledhja e dytë e komitetit Rajonal Antitrafik për vitin 2026.

By |September 29th, 2026|

Zhvillohet mbledhja e dytë e komitetit Rajonal Antitrafikim për vitin 2026 me fokus forcimin e kordinimit ndërinstitucional për parandalimin, identifikimin e hershëm dhe mbrojtjen e viktimave të mundshme të trafikimit.

Në takim u theksua se mungesa e rasteve të raportuara gjatë kësaj periudhe duhet të shoqërohet me një vlerësim të vazhdueshëm të kapaciteteve të institucioneve për […]

Zhvillohet mbledhja e Organit Këshillues të Prefektit të Qarkut Korçë me fokus mbrojtjen dhe përfshirjen sociale të fëmijëve në situatë rruge, personave me aftësi të kufizuar dhe të moshuarve.

By |September 23rd, 2026|

Gjatë takimit u analizua harta e shërbimeve sociale të Qarkut Korçë, një instrument i rëndësishëm që ofron një panoramë të qartë mbi shpërndarjen, kapacitetet dhe boshllëqet e shërbimeve sociale në të gjashtë bashkitë e qarkut. 

U diskutua gjithashtu mbi mundësitë që sjell Fondi Social Kombëtar 2026, i cili do të mundësojë zgjerimin dhe konsolidimin e mëtejshëm […]

Zhvillohet takimi i Task-Forcës Ndërinstitucionale për sezonin turistik 2026.

By |September 23rd, 2026|

Në fokus të diskutimeve ishte zbatimi i planit të masave, koordinimi ndërinstitucional dhe forcimi i monitorimit në territor për garantimin e sigurisë, shëndetit publik, pastërtisë, cilësisë së shërbimeve dhe menaxhimit të destinacioneve turistike.

U përcaktua  gjithashtu shpeshtësia e raportimit për të siguruar ndjekje të vazhdueshme të situatës dhe reagim në kohë ndaj çdo problematike.

Zhvillohet  mbledhja e Komitetit Rajonal për Zhvillimin e Turizmit për sezonin veror 2026, në zemër të Voskopojës, një prej qëndrave më të rëndësishme historike, kulturore dhe turistike të Shqipërisë.

By |June 3rd, 2026|

Qarku Korçë po konsolidohet çdo vit e më shumë si një destinacion turistik cilësor dhe gjithëvjetor, falë potencialit të jashtëzakonshëm natyror e kulturor, por edhe falë bashkëpunimit institucional për rritjen e standardeve, sigurisë dhe cilësisë së shërbimeve.

Gjatë takimit u diskutuan masat konkrete për mbarëvajtjen e sezonit turistik veror, bazuar në Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2025–2030 […]

Zhvillohet mbledhja e Komisionit të Mbrojtjes Civile të Qarkut Korçë, me fokus analizën e situatave emergjente të vitit 2025 dhe masat për administrimin sa më efektiv të Emergjencave Civile Verore për periudhën maj–tetor 2026.

By |June 3rd, 2026|

Në një kohë kur ndryshimet klimatike, fenomenet ekstreme natyrore dhe risqet komplekse po sfidojnë gjithnjë e më shumë sigurinë publike, Mbrojtja Civile nuk mund të konceptohet më vetëm si reagim ndaj krizës. Ajo kërkon planifikim strategjik, koordinim ndërinstitucional, sisteme paralajmërimi të hershëm dhe kapacitete reale operacionale në terren.

Gjatë mbledhjes u diskutua mbi:

forcimin e strukturave operacionale […]

Zhvillohet aksioni për pastrimin e zonës së Linit dhe Kalasë së Pogradecit në kuadër të “Aksionit Kombëtar të Pastrimit 2026”

By |April 27th, 2026|

U zhvillua aksioni për pastrimin e zonës së Linit dhe Kalasë së Pogradecit në datat 24 dhe 25 Prill 2026 në kuadër të “Aksionit Kombëtar të Pastrimit  2026”.

Në këtë iniciativë të Ministrisë së Mjedisit e cila u kordinua nga Institucioni i Prefektit të Qarkut Korçë u bashkuan institucione si Bashkia Pogradec, AKEM , AKZM, Ministria […]

Zhvillohet në mjediset e Prefekturës, së bashku me Ministren e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, sesioni përmbyllës i Komitetit Pilotues për përgatitjen e paketës së projektit të çeljes së Liceut Franko-Shqiptar për Shkencën dhe Inovacionin në Korçë.

By |November 17th, 2025|

U zhvillua sot në mjediset e Prefekturës, së bashku me Ministren e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, sesioni përmbyllës të Komitetit Pilotues për bashkëpunimin mes institucioneve qëndrore e vendore me ekspertin e qeverisë franceze, z. Jérôme Lebars, i cili prej më shumë se një viti është angazhuar pranë institucionit të Prefekturës për përgatitjen e paketës së […]

Zhvillohet mbledhja e Komisionit të Mbrojtjes Civile në nivel Qarku.

By |November 17th, 2025|

U zhvillua mbledhja e radhës të Komisionit të Mbrojtjes Civile në nivel qarku me drejtues e përfaqësues të institucioneve shtetërore qëndrore dhe atyre vendore, sa i takon analizës së administrimit të emergjencave civile verore dhe masave përgatititore për administrimin e emergjencave civile dimërore. Të gjitha institucionet që janë pjesë e Komisionit të Mbrojtjes Civile, kanë […]

Zhvillohet takimi i Komitetit të Menaxhimit të Zonës të Mbrojtur Mjedisore “Parku Kombëtar i Prespës”

By |October 28th, 2025|

Në takim ishte e pranishme edhe Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, znj.Daniel Pirushi.

Komiteti i Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura është një organ mbikëqyrës për zbatimin e Planeve të Menaxhimit në Zonat e Mbrojtura, i cili synon nxitjen e zbatimit të modeleve të qëndrueshme të zhvillimit ekologjik në zonat e mbrojtura […]

Mblidhet Komiteti Rajonal i Zhvillimit të Turizmit për sezonin dimëror.

By |October 28th, 2025|

Sezoni veror në qarkun tonë regjistroi flukse domethënëse turistësh, duke reflektuar trendin e përgjithshëm në rang vendi.

Me përfundimin e disa investimeve të rëndësishme në infrastrukturën e qarkut, rriten premisat për shtimin e investimeve të reja dhe flukseve në të ardhmen.

LAJM I MIRË është fillimi i procesit të konsultimeve të para me aktorët e qarkut, për […]