Gjatë takimit u analizua harta e shërbimeve sociale të Qarkut Korçë, një instrument i rëndësishëm që ofron një panoramë të qartë mbi shpërndarjen, kapacitetet dhe boshllëqet e shërbimeve sociale në të gjashtë bashkitë e qarkut.
U diskutua gjithashtu mbi mundësitë që sjell Fondi Social Kombëtar 2026, i cili do të mundësojë zgjerimin dhe konsolidimin e mëtejshëm të shërbimeve sociale, duke krijuar më shumë mbështetje për kategoritë më në nevojë dhe duke i dhënë një rol edhe më të rëndësishëm bashkive në ofrimin e tyre.
Në takim u konfirmua se sfida nuk është vetëm shtimi i shërbimeve, por edhe shpërndarja më e drejtë e tyre në të gjithë territorin e qarkut, forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërtimi i mekanizmave që garantojnë se asnjë qytetar nuk mbetet pa mbështetje për shkak të mungesës së koordinimit.





Leave A Comment