Monthly Archives: September 2026

Zhvillohet mbledhja e Organit Këshillues të Prefektit të Qarkut Korçë me fokus mbrojtjen dhe përfshirjen sociale të fëmijëve në situatë rruge, personave me aftësi të kufizuar dhe të moshuarve.

By |September 23rd, 2026|

Gjatë takimit u analizua harta e shërbimeve sociale të Qarkut Korçë, një instrument i rëndësishëm që ofron një panoramë të qartë mbi shpërndarjen, kapacitetet dhe boshllëqet e shërbimeve sociale në të gjashtë bashkitë e qarkut. 

U diskutua gjithashtu mbi mundësitë që sjell Fondi Social Kombëtar 2026, i cili do të mundësojë zgjerimin dhe konsolidimin e mëtejshëm […]

Zhvillohet takimi i Task-Forcës Ndërinstitucionale për sezonin turistik 2026.

By |September 23rd, 2026|

Në fokus të diskutimeve ishte zbatimi i planit të masave, koordinimi ndërinstitucional dhe forcimi i monitorimit në territor për garantimin e sigurisë, shëndetit publik, pastërtisë, cilësisë së shërbimeve dhe menaxhimit të destinacioneve turistike.

U përcaktua  gjithashtu shpeshtësia e raportimit për të siguruar ndjekje të vazhdueshme të situatës dhe reagim në kohë ndaj çdo problematike.