Sot zhvilluam takimin e Task-Forcës Ndërinstitucionale për sezonin turistik 2026, me pjesëmarrjen e të gjitha institucioneve përgjegjëse në nivel qarku.

Në fokus të diskutimeve ishte zbatimi i planit të masave, koordinimi ndërinstitucional dhe forcimi i monitorimit në territor për garantimin e sigurisë, shëndetit publik, pastërtisë, cilësisë së shërbimeve dhe menaxhimit të destinacioneve turistike.

U përcaktua  gjithashtu shpeshtësia e raportimit për të siguruar ndjekje të vazhdueshme të situatës dhe reagim në kohë ndaj çdo problematike.

Sezoni turistik kërkon prani në terren, përgjegjësi institucionale dhe rezultate konkrete.