Zhvillohet mbledhja e dytë e komitetit Rajonal Antitrafikim për vitin 2026 me fokus forcimin e kordinimit ndërinstitucional për parandalimin, identifikimin e hershëm dhe mbrojtjen e viktimave të mundshme të trafikimit.
Në takim u theksua se mungesa e rasteve të raportuara gjatë kësaj periudhe duhet të shoqërohet me një vlerësim të vazhdueshëm të kapaciteteve të institucioneve për të njohur treguesit e trafikimit dhe për të aktivizuar në kohë mekanizmat e mbrojtjes dhe të referimit, veçanërisht në kushtet kur fenomenet e shfrytëzimit apo trafikimit, sidomos të të miturve apo të personave vulnerabël mund të mbeten të fshehura ose të pa raportuara.
Nga kufiri te shkolla, komuniteti apo hapësira digjitale, çdo hallkë duhet të dijë të dallojë sinjalin, të referojë dhe të reagojë në kohë.
Në takim u vlerësua gjithashtu bashkëpunimi ndërinstitucional dhe kontributi i UNHCR-së, veçanërisht në çështjet që lidhen me personat në nevojë për mbrojtje ndërkombëtare.
Parandalimi fillon me identifikimin.
Mbrojtja fillon me reagimin.





Leave A Comment