Prefekti i Qarkut Korçë njofton të gjithë qytetarët e Qarkut Korçë se legalizimi i çertifikatave dhe dokumentave të tjera zyrtare të lëshuara nga Njësitë e Vetqeverisjes Vendore (Bashkitë dhe Njësitë Administrative) realizohet nëpërmjet shërbimit postar.

1- Posta Shqiptare
2- Subjekti “Argjir Gjata”
3- Subjekti “Albania Courier”
Afati i kryerjes së shërbimitështë 24-orë për bashkitë dhe deri në 48 orë për njësitë administrative.
Janë të lutur qytetarët që të paraqiten pranë sporteleve të zyrave postare të sipërshënuara, për të kryer veprimet e nevojshme për marrjen e shërbimit.