Florinda Zegullaj – Prefekt i Qarkut të Korçës.

Florinda Zegullaj ka lindur në Korçë, në 15 shtator 1990.

Florinda Zegullaj, një vajzë e re e diplomuar për Financë në Poloni, doktore e shkencave, me disa vite përvojë pune në administratë, aktiviste e palodhur në çështjet e fëmijëve me nevoja të veçanta dhe me vlerësime të shkëlqyera nga të gjithë ata që kanë punuar me të dhe e njohin nga afër, emërohet Prefekte e Qarkut të Korçës.

Nënë model e dy fëmijëve, ajo vjen në këtë detyrë jo vetëm me kompetencë profesionale, por edhe me një ndjeshmëri njerëzore që nuk mësohet në libra: ajo fitohet në jetë, në punë dhe në karakter.

Florinda nuk vjen nga radhët e politikës dhe nuk ka qenë “emër i njohur” për opinionin publik, sepse ka zgjedhur të punojë me pasion, me përulësi dhe pa u interesuar të bjerë në sy.

Veprimtaria e Institucionit te Prefektit viti 2022

Veprimtaria e Institucionit te Prefektit viti 2023

Veprimtaria e Institucionit te Prefektit viti 2024

Regjister Aktesh 2024

Objektivat e Institucionit te Prefektit viti 2025