Zhvillohet mbledhja e Komitetit Rajonal për Zhvillimin e Turizmit për sezonin veror 2026, në zemër të Voskopojës, një prej qëndrave më të rëndësishme historike, kulturore dhe turistike të Shqipërisë.
Qarku Korçë po konsolidohet çdo vit e më shumë si një destinacion turistik cilësor dhe gjithëvjetor, falë potencialit të jashtëzakonshëm natyror e kulturor, por edhe falë bashkëpunimit institucional për rritjen e standardeve, sigurisë dhe cilësisë së shërbimeve.
Gjatë takimit u diskutuan masat konkrete për mbarëvajtjen e sezonit turistik veror, bazuar në Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2025–2030 […]







