Qarku Korçë po konsolidohet çdo vit e më shumë si një destinacion turistik cilësor dhe gjithëvjetor, falë potencialit të jashtëzakonshëm natyror e kulturor, por edhe falë bashkëpunimit institucional për rritjen e standardeve, sigurisë dhe cilësisë së shërbimeve.

Gjatë takimit u diskutuan masat konkrete për mbarëvajtjen e sezonit turistik veror, bazuar në Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2025–2030 dhe planin ndërinstitucional të koordinuar nga Prefektura e Qarkut Korçë, me fokus:

  • sigurinë publike dhe turistike,
  • menaxhimin e flukseve turistike,
  • mbrojtjen e mjedisit dhe hapësirave publike,
  • standardet e shërbimeve,
  • promovimin e trashëgimisë kulturore dhe natyrore,
  • si dhe zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm.

Shifrat në rritje të turistëve dhe interesit për Qarkun Korçë tregojnë se rajoni ynë po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në hartën turistike shqiptare dhe ndërkombëtare.

Në përfundim të komitetit vizituam tre monumente të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore e fetare, të restauruara së fundmi.

Korça ka potencialin të jetë një model i turizmit të qëndrueshëm, autentik dhe europian, dhe ky mbetet një prioritet i përbashkët institucional!