U zhvillua aksioni për pastrimin e zonës së Linit dhe Kalasë së Pogradecit në datat 24 dhe 25 Prill 2026 në kuadër të “Aksionit Kombëtar të Pastrimit  2026”.

Në këtë iniciativë të Ministrisë së Mjedisit e cila u kordinua nga Institucioni i Prefektit të Qarkut Korçë u bashkuan institucione si Bashkia Pogradec, AKEM , AKZM, Ministria e Mbrojtjes, DRAP Korçë, nxënës, vullnetarë dhe qytetarë, duke dhënë një mesazh të qartë: mjedisi nuk mbrohet me fjalë, por me veprime…

Bashkëpunimi dhe kordinimi ndërinstitucional solli një mobilizim real në terren të të gjitha strukturave përgjegjëse. Ky është një shembull konkret që prodhon rezultate të prekshme për komunitetin.

Në prag të sezonit turstik, ky aksion synon jo vetëm përmirësimin e gjëndjes mjedisore por edhe ruajtjen dhe valorizimin e trashëgimisë kulturore.

Le të ndërtojmë së bashku një kulturë të re kujdesi dhe përgjegjësie. Sepse çdo hap i vogël që bëjmë sot, është një ndryshim i madh për të nesërmen.