Në një kohë kur ndryshimet klimatike, fenomenet ekstreme natyrore dhe risqet komplekse po sfidojnë gjithnjë e më shumë sigurinë publike, Mbrojtja Civile nuk mund të konceptohet më vetëm si reagim ndaj krizës. Ajo kërkon planifikim strategjik, koordinim ndërinstitucional, sisteme paralajmërimi të hershëm dhe kapacitete reale operacionale në terren.
Gjatë mbledhjes u diskutua mbi:
- forcimin e strukturave operacionale të Mbrojtjes Civile;
- rritjen e gatishmërisë institucionale;
- masat parandaluese për sezonin veror;
- koordinimin ndërmjet institucioneve qendrore dhe vendore;
- si dhe investimet në funksion të reduktimit të riskut dhe mbrojtjes së qytetarëve.
U theksua gjithashtu rëndësia e rritjes së fondit të kushtëzuar për Mbrojtjen Civile nga 49 milionë lekë në vitin 2025 në 73 milionë lekë për vitin 2026, si një mbështetje konkrete për investimet parandaluese, sistemet e vrojtimit dhe forcimin e kapaciteteve të reagimit.
Qarku i Korçës, për shkak të karakteristikave të tij gjeografike dhe klimaterike, mbetet i ekspozuar ndaj një game të gjerë risqesh natyrore. Për këtë arsye, mbetet thelbësor ndërtimi i një sistemi modern, të koordinuar dhe rezistent të Mbrojtjes Civile, në shërbim të sigurisë së qytetarëve dhe komuniteteve tona.





Leave A Comment