U mblodh sot “Komiteti Rajonal I Parandalimit të Radikalizmit dhe Luftës kundër Ekstremizmit të Dhunshëm”, në zbatim të Urdhrit të Kryeministrit, me fokus parandalimin, identifikimin dhe referimin e rasteve të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, si edhe ndjekjes së të gjitha veprimeve lidhur me proceset e rehabilitimit, ri-integrimit dhe risocializimit të personave të kthyer nga zonat e luftës, në nivel qarku.
Në takim ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga Qendra e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Qendra e Linjës së Këshillimit për Gra e Vajza e cila ofron trajnime dhe asistencë për trajtime social-ekonomike.
Kjo temë ka ndjeshmëri dhe rëndësi jo të vogël për komunitetet tona, ndaj duhet që çdo aktor shtetëror e jo vetëm, të sigurojë vëmendjen dhe masat e duhura për adresimin me seriozitet të çdo rasti të konstatuar në territorin e qarkut tonë.
Leave A Comment