Mblodha sot në Korçë Komitetin Rajonal të Zhvillimit të Turizmit për sezonin turistik veror 2025.
Rajoni ynë përbën një pjesë mjaft të rëndësishme të destinacioneve turistike në vend. Korça është tashmë e vizituar në çdo stinë, Pogradeci është i lidhur me turizmin gjithëvjetor, ndërkohë që interesi i vizitorëve po orientohet edhe drejt natyrës e klimës malore të Kolonjës, Devollit, Maliqit dhe Pustecit.
Viti i kaluar ka qenë i suksesshëm për sektorin e turizmit në të gjithë Shqipërinë, por edhe në qarkun tonë. Statistikat nga INSTAT tregojnë se në 4 muajt e parë të vitit 2025, krahasuar me 4 muajt e parë të vitit 2024, ka mesatarisht 5% më shumë vizitorë të huaj.
Në fjalën time kërkova nga përfaqësuesit institucionalë zbatimin e detyrave në Urdhërin e Kryeministrit për ngritjen e Task-Forcës Ndërinstitucionale të Sezonit Turistik Veror 2025.
Sezoni turistik sapo ka filluar dhe rajoni ynë duhet të jetë mikpritës për sa më shumë vizitorë e turistë nga vendi dhe gjithë bota.




Leave A Comment