Në zbatim të Urdhrit të Kryeministrit u organizua takimi i dytë për këtë vit i Komitetit Rajonal të Parandalimit të Radikalizmit dhe Luftës kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.

Në takim ishte e pranishme edhe Drejtoresha e Qendrës së Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, znj. Lejdi Dervishi.

⏩️ Komiteti ka fokus parandalimin, identifikimin dhe referimin e rasteve të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, qofshin individë apo grupe vulnerabël në rrezik radikalizmi apo të radikalizuar, si dhe ndjekjen e të gjitha veprimeve lidhur me proceset e rehabilitimit, ri-integrimit dhe risocializimit të personave të kthyer nga zonat e luftës, në nivel qarku, pranë Koordinatorit Kombëtar për Parandalimin dhe Kundërshtimin e Ekstremizmit të Dhunshëm.

📑 Nga raportimet për periudhën e 6-mujorit të parë të këtij viti, në qarkun tonë nuk është evidentuar asnjë rast i personave që kanë shfaqur sjellje ekstremiste të dhunshme apo persona të radikalizuar.

Aktorët institucionalë e jo vetëm, duhet të marrim masat e duhura parandaluese, duke adresuar çdo rast të shfaqur të fenomenit në territorin e qarkut.