Në takim ishte e pranishme edhe Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, znj.Daniel Pirushi.

♻️Komiteti i Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura është një organ mbikëqyrës për zbatimin e Planeve të Menaxhimit në Zonat e Mbrojtura, i cili synon nxitjen e zbatimit të modeleve të qëndrueshme të zhvillimit ekologjik në zonat e mbrojtura dhe parqet kombëtare, ruajtjen e ekosistemit e diversitetit biologjik, si dhe reduktimin e presionit jo të qëndrueshëm apo abuziv mbi burimet natyrore.

🟢 Në këtë kuadër, u kërkua nga të gjitha institucionet përgjegjëse marrjen e masave të nevojshme për miradministrimin e Parkut Kombëtar të Prespës dhe të zonave të tjera të mbrojtura në qarkun tonë, si asete unikale të natyrës shqiptare.