U zhvillua sot në mjediset e Prefekturës, së bashku me Ministren e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, sesioni përmbyllës të Komitetit Pilotues për bashkëpunimin mes institucioneve qëndrore e vendore me ekspertin e qeverisë franceze, z. Jérôme Lebars, i cili prej më shumë se një viti është angazhuar pranë institucionit të Prefekturës për përgatitjen e paketës së projektit të çeljes së Liceut Franko-Shqiptar për Shkencën dhe Inovacionin në Korçë.
Në kuadër të detyrës së ngarkuar nga Kryeministri, institucioni I Prefektit Korçë ka mbështetur nga afër punën e ekspertit francez dhe ka koordinuar bashkëpunimin mes institucioneve qëndrore e vendore për të garantuar ecurinë e suksesshme të këtij projekti.
Ky projekt shumë i veçantë është vazhdim i traditës së miqësisë së thellë mes dy vendeve tona. Ngritja e këtij institucioni të rëndësishëm të arsimit, do hapë një perspektivë të re për shumë të rinj të qarkut tonë e më gjerë, të cilët do të kenë mundësinë të ndjekin një shkollë elitare me standarde evropiane për arsimin e tyre të mesëm.




Leave A Comment