U zhvilliua takimi i planifikuar me Komisionin e Mbrojtjes Civile në shkallë qarku, lidhur me menaxhimin e Emergjencave Civile për periudhën Maj-Tetor 2022.
Merrnin pjesë Kryetarja e Këshillit të Qarkut Znj.Ana Verushi, Kryetarët e bashkive të Kolonjës e Devollit, përfaqësues nga bashkia e Pogradecit, Maliqit e Pustecit, si dhe drejtorët e drejtorive rajonale e vendore.
Mori pjesë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile Z.Haki Çako, të cilin e falenderova per praninë e tij.
Në takim u diskutua puna e bërë në drejtim të menaxhimit të emergjencave civile, për njohjen dhe vlerësimin e risqeve, për masat përgatitore, bashkërendimin e punës midis institucioneve dhe NJVV me qëllim minimizimin e pasojave të shkaktuara nga zjarret dhe fatkeqësitë e tjera natyrore, organizimin dhe gatishmërinë e kapaciteteve operacionale etj.
Në rolin e Kryetarit të këtij komisioni, pas analizës së situatës, evidentimit të problematikave dhe mbi bazën e përvojës, Prefekti z.nertil Jole theksoi nevojën e vlerësimit të fazës përgatitore, të kontrollit dhe monitorimit të vazhdueshëm të territorit, në veçanti në zonat me risk, nevojën e organizimit të sistemit të vrojtimit dhe reagimin e menjëhershëm të strukturave për shuarjen e zjarreve.
Theksoi gjithashtu domosdoshmërinë e koordinimit të punës nga strukturat e vetë bashkive, bashkitë mes tyre dhe me institucionet e tjera në nivel vendor, si faktor me rëndësi, i cili gjatë vitit 2021 ka luajtur rolin kryesor në menaxhimin e situatave të zjarreve si dhe nevojën për fushatë të vazhdueshme ndërgjegjësuese me komunitetin për rritjen e kujdesit dhe përgjegjësisë.
Krahas problemeve të tjera, nga Z.Haki Çako u theksua nevoja për përdorimin me efikasitet të burimeve dhe kapaciteteve opercionale të bashkive, për përballimin e situatave emergjente, përmirësimin e sistemit të informimit, bashkerëndimin e punës dhe përmirësimin e performancës së strukturave.