U zhvillua Prefekturën Korçë, një takim me strukturat e Mbrojtjes Civile në bashkinë e Korçës lidhur me masat përgatitore për parandalimin dhe shuarjen e zjarreve si dhe minimizimin e pasojave negative që shkaktohen prej tyre në sipërfaqe pyjore, kullota, banesa dhe objekte të tjera.
Mbledhja kishte qëllim organizimin për gatishmërinë e strukturave të ndryshme të Mbrojtjes Civile në funksion të Menaxhimit të Emergjencave Civile Verore. Gjithashtu u fol për vlerësimin e zonave me risk, bashkërendimin e veprimeve midis strukturave të Mbrojtjes Civile, Administratës së Zonave të Mbrojtura, Shërbimit Pyjor dhe Inspektoriatit të Kontrollit të Mbrojtjes së Territorit.
Pas takimeve që nënprefektët zhvilluan në bashkitë Devoll, Pustec, Pogradec, sot u zhvilluan takime edhe me përfaqësues të pushtetit vendor dhe strukturave të Mbrojtjes Civile për menaxhimin e emergjencave në bashkinë Kolonjë dhe bashkinë Maliq.
Leave A Comment