Lufta kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, kujdesi për mbrojtjen e pyjeve dhe vigjilenca për shmangien e zjarrvënieve, zbatimi rigoroz i “Paketës për Sigurinë në Shkolla”, siguria publike në përgjithësi e veçanërisht përgjatë sezonin turistik të verës, ishin temat që u diskutuan në takimin e organizuar në njësinë administrative Leskovik të bashkisë Kolonjë, së bashku me Kryetarin e Bashkisë Kolonjë z. Erion Isai, Drejtorin Vendor të Policisë z. Gjovalin Loka, Shefin e Komisariatit të Kolonjës z. Altin Gusho, Administratorin dhe kryetarët e fshatrave të kësaj njësie dhe inspektorë të zonës.

Takime me këto tematika do zhvillohen në vazhdimësi në njësi të ndryshme të qarkut tonë, në drejtim të nxitjes së shkëmbimit të informacioneve në kohë reale, me qëllim që edhe reagimi institucional të jetë i menjëhershëm.