Nën drejtimin e Prefektit të Qarkut të Korcës, z. Dhori Spirollari, në qytetin e Pogradecit, u zhvillua takimi i radhës i Komitetit Rajonal të Turizmit. U diskutua mbi masat e marra nga bashkitë e qarkut dhe institucionet përgjegjëse për këtë sezon veror. Rëndësi ju kushtua mbrojtjes nga COVID-19, duke zbatuar protokollin e përcaktuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Në takim morrën pjesë dhe përfaqësues të disa bizneseve. Takimi u zhvillua në anijen Turistike Lyhnidas.