Qarku Korçë po konsolidohet çdo vit e më shumë si një destinacion turistik cilësor dhe gjithëvjetor, falë potencialit të jashtëzakonshëm natyror e kulturor, por edhe falë bashkëpunimit institucional për rritjen e standardeve, sigurisë dhe cilësisë së shërbimeve.
Gjatë takimit u diskutuan masat konkrete për mbarëvajtjen e sezonit turistik veror, bazuar në Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2025–2030 dhe planin ndërinstitucional të koordinuar nga Prefektura e Qarkut Korçë, me fokus:
- sigurinë publike dhe turistike,
- menaxhimin e flukseve turistike,
- mbrojtjen e mjedisit dhe hapësirave publike,
- standardet e shërbimeve,
- promovimin e trashëgimisë kulturore dhe natyrore,
- si dhe zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm.
Shifrat në rritje të turistëve dhe interesit për Qarkun Korçë tregojnë se rajoni ynë po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në hartën turistike shqiptare dhe ndërkombëtare.
Në përfundim të komitetit vizituam tre monumente të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore e fetare, të restauruara së fundmi.
Korça ka potencialin të jetë një model i turizmit të qëndrueshëm, autentik dhe europian, dhe ky mbetet një prioritet i përbashkët institucional!





Leave A Comment